Kurti takohet me Presidentin e Saxony-Anhalt të Gjermanisë, folën për zhvillim ekonomik në vend
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Presidentin e Parlamentit të landit të Saxony-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger. Siç ka njoftuar ZKM, Kurti e ka njoftuar Schellenbergerin me zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve gjatë mandatit qeveritar. Ata kanë biseduar dhe mbi politikat qeveritare për ndërlidhjen e…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Presidentin e Parlamentit të landit të Saxony-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger.
Siç ka njoftuar ZKM, Kurti e ka njoftuar Schellenbergerin me zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve gjatë mandatit qeveritar.
Ata kanë biseduar dhe mbi politikat qeveritare për ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës sipas modelit gjerman, i cili sipas ZKM-së, tashmë po zhvillohet në vend në kuadër të strategjisë kombëtare për modernizimin e arsimit profesional, me fokus në përafrimin e kurrikulave me nevojat e tregut të punës.
“Kryeministri Kurti theksoi dhe transformimin digjital si një shtyllë kryesore e agjendës sonë të reformave, teksa vlerësoi dhe përvojën e eksperiencën që mund të ndajë në këtë drejtim landi i Saxony-Anhalt, me shtrirjen e internetit me brez të gjerë në zonat rurale dhe administratën publike. Duke shprehur mirënjohjen për vizitën e z. Schellenberger dhe delegacionit të tij në Kosovë, kryeministri tha se ajo do të shërbejë për të thelluar bashkëpunimin, partneritetin dhe lidhjet mes nesh. Prezent në këtë takim ishte dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/