Kurti takohet me Myftiun Tërnava, diskutohet dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri i tregon për punën përpara për sukses në apel

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava. Gjatë takimit, Tërnava e ka uruar Kurtin për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës, duke vlerësuar se ky zhvillim ka shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe ka…

Lajme

10/10/2026 14:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Gjatë takimit, Tërnava e ka uruar Kurtin për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës, duke vlerësuar se ky zhvillim ka shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe ka hapur rrugën për stabilitet institucional, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin qytetar, si dhe vlerat shoqërore e kombëtare.

Bashkëbiseduesit kanë trajtuar edhe zhvillimet politike në rajon dhe më gjerë, si dhe aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përfshirë pritjet për procesin e apelit.

Në fund të takimit, Kurti ka shprehur mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës, duke vlerësuar rolin e saj konstruktiv dhe kontributin në shërbim të qytetarëve.

Njoftimi i plotë: 

Kryeministri Kurti priti në takim Myftiun Tërnava

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasditen e së premtes priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Teksa kryeministri Kurti tha se është përherë kënaqësi të takohet me të, Myftiu Tërnava e uroi për presidenten e re Justina Shiroka Pula, zgjedhja e së cilës shmangu zgjedhjet e katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin te stabiliteti institucional.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare, situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë, por edhe për aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel.

Kryeministri shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin tonë./lajmi.net/