Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut, i tregon për synimet e Kosovës për antarësim në BE, KE dhe NATO

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot është takuar me homologun e tij nga Luksemburgu, Luc Frieden. Takimi ndodhi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, transmeton lajmi.net. Në këtë takim, Kurti i tregoi Firedenit për synimet e Kosovës për antarësim në BE, KE dhe NATO. Njoftimi i plotë:  Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror…

Lajme

21/01/2026 12:19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot është takuar me homologun e tij nga Luksemburgu, Luc Frieden.

Takimi ndodhi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, transmeton lajmi.net.

Në këtë takim, Kurti i tregoi Firedenit për synimet e Kosovës për antarësim në BE, KE dhe NATO.

Njoftimi i plotë: 

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë./lajmi.net/