Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në arsim

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë , Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit. “Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës…

Lajme

21/01/2026 12:19

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë , Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

“Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese”,thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në takim u bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë./Lajmi.net/