Kurti takohet me kryetarin e delegacionit të Bosnjës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Ditën e sotme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe deputetin, Saša Magazinović, të cilit i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe i shprehu kënaqësinë që ta presë e bashkëbisedojnë ndërmjet tyre. Kurti e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme…

Lajme

10/10/2024 13:45

Ditën e sotme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe deputetin, Saša Magazinović, të cilit i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe i shprehu kënaqësinë që ta presë e bashkëbisedojnë ndërmjet tyre.

Kurti e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet prioritet i politikës sonë të jashtme por edhe asaj të brendshme, duke qenë se aderimi në këtë organizatë dhe institucion të rëndësishëm ofron një kornizë e garanci shtesë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

“Kryeministri shprehu se Kosova vijon të jetë e përkushtuar maksimalisht ndaj bashkëpunimit rajonal dhe rrugës drejt BE-së të vendeve të rajonit, ku shprehu mbështetjen e tij ndaj Bosnje e Hercegovinës në tejkalimin e barrierave institucionale në këtë drejtim dhe nënvizoi kërkesën për anëtarësim të Kosovës, për çka edhe mirëpresim marrjen e pyetësorit e më tej statusin e vendit kandidat, si i vetmi shtet në rajon që ende nuk e gëzon këtë status”, thuhet në njoftim.

Tutje ata biseduan edhe rreth zhvillimeve politike e aktualitetit në vend e rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit të forcave social-demokrate, për më shumë zhvillim, mirëqenie e progres rajonal e gjithëpërfshirës.

Në fund Kurti e falënderoi Magazinović për vizitën e takimin, kontributin dhe shkëmbimin e sotëm. /Lajmi.net/