Kurti takohet me ambasadorin e Italisë, folën për rolin e tyre në mbështetjen e paqes dhe sigurisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.   ZKM ka thënë se në këtë takim të parë, ai e uroi ambasadorin për detyrën e re, teksa vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm të Italisë për vendin tonë. Gjatë bisedës u nënvizua partneriteti…

Lajme

19/05/2025 15:32

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

 

ZKM ka thënë se në këtë takim të parë, ai e uroi ambasadorin për detyrën e re, teksa vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm të Italisë për vendin tonë.

Gjatë bisedës u nënvizua partneriteti i fortë ndërmjet dy vendeve, veçanërisht roli i rëndësishëm i Italisë në mbështetjen e paqes dhe sigurisë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR. U diskutua gjithashtu për nevojën dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në fushën e ekonomisë, sigurisë e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore. Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së. /Lajmi.net/