Kurti takim lamtumirës me diplomaten sllovene: Falënderime për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq. I pari në detyrë i Qeverisë ka falënderuar diplomaten për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik. “Duke reflektuar për bashkëpunimin e ngushtë në këto katër vite së bashku, Kurti vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale, miqësinë…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.
I pari në detyrë i Qeverisë ka falënderuar diplomaten për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik.
“Duke reflektuar për bashkëpunimin e ngushtë në këto katër vite së bashku, Kurti vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale, miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë. Kurti e falënderoi ambasadoren për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.
Derisa, ai e ka quajtur ambasadoren e deritashme mike të Kosovës duke i thënë se është përherë e mirëseardhur në Kosovë.