Kurti: Ta miratojmë buxhetin para se të shkojmë në zgjedhje të reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar projektligjin për Buxhetin e vitit 2026 para kabinetit në detyrë. Ai tha se me këtë buxhet sigurohet qëndrueshmëria e vendit dhe e zhvillimit të tij. Ndërkaq, ai kërkoi që ky ligj i buxhetit 2026 të shkojë në Kuvend dhe të votohet nga të gjithë deputetët “para se vendi…
 
                        Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar projektligjin për Buxhetin e vitit 2026 para kabinetit në detyrë.
Ai tha se me këtë buxhet sigurohet qëndrueshmëria e vendit dhe e zhvillimit të tij.
Ndërkaq, ai kërkoi që ky ligj i buxhetit 2026 të shkojë në Kuvend dhe të votohet nga të gjithë deputetët “para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja”.
“Megjithëse jemi qeveri në detyrë, Kuvendi ka paraparë se ku formimi mund të zgjasë më shumë se sa që duhet, shteti vazhdon funksionimin.Parashihet se edhe Qeveria që ka përfunduar mandatin e plotë mund të paraqes para kuvendit projektbuxhetin . Sot si Qeveri përveç se po zbatojmë një detyrim ligjor për respektim të afateve për miratim të projektligjit të buxhetit, po e bëjmë që shteti të mos mbetet pa buxhet.I takon Kuvendit dhe të gjithë deputetëve që këtë buxhet ta miratojnë para se të shkohet në zgjedhje të reja, në mënyrë që të mos ndeshemi me situate ku shteti nuk ka buxhet të miratuar”,deklaroi Kurti./Lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      