Kurti sot u shfaq si viktimë në gjykatë, por “harron” se dikur eksponentë të VV-së kërcënonin me vrasje Thaçin e Veselin
Kryeministri në detyrë, Albin Kuti, sot është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin e kanosjes ndaj tij. I pari i VV-së para gjykatës është shfaqur si viktimë ndaj kërcënimeve të dy personave, të cilët para gjykatës kanë mohuar se e kanë kërcënuar atë. Duke u shfaqur i rrethuar me…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kuti, sot është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin e kanosjes ndaj tij. I pari i VV-së para gjykatës është shfaqur si viktimë ndaj kërcënimeve të dy personave, të cilët para gjykatës kanë mohuar se e kanë kërcënuar atë.
Duke u shfaqur i rrethuar me truproja në sallën e gjyqit, Kurti duket se ka harruar kërcënimet me vrasje që dikur ua bënin njerëzit e VV-së liderëve politikë.
Ndonëse ato kërcënime ishin shumë më direkte se këto që i ka marrë Kurti, prokuroria nuk kishte ndërmerr asnjë veprim ndaj kërcënuesve.
Madje, kryetari i VV-së kurrë nuk ishte distancuar nga kërcënimet e atyre zyrtarëve.
Ndër kërcënimet më të ashpra ishte ai Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut ndaj Kadri Veselit.
Krasniqi, i cili sot e mban pozitën e anëtarit të VV-së në KQZ, më 27 shkurt 2016, kishte bërë thirrje për vrasjen e ish-kryetarit e PDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi kishte shkruar “pastë dorën e mbarë ai që të marr në shenjë”.
“Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri, ti kurrë nuk mund të fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri, të vjen radha edhe ty … shumë shpejtë, s`ka milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, kishte shkruar Krasniqi.

Edhe më i ashpër, kishte qenë edhe ish-aktivisti i VV-së, Rron Gjinovci.
Në prill të vitit 2013, Gjinovci kishte shkruar se vrasja e Hashim Thaçit, që ajo kohe ishte kryeministër i Kosovës, nuk ishte krim.
“Me e vra Hashin Thaçin sot, nuk është krim, është akt çlirimi”, kishte shkruar Gjinovci.

Ndonëse statuset e Alban Krasniqit dhe Rron Gjinovcit ndaj Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit ishte kërcënime direkte, prokuroria e Kosovës nuk i kishte ngritur aktakuzë asnjëherë.
Këto kërcënime sot VV-së dhe Kurtit ia ka rikujtuar edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se VV-ja duhet ta dijë sa kërcënime u kanë bërë të tjerëve.
“Sot, deputeti Kurti u shfaq në gjykatë si viktimë, në një rast të kanosjes. Veç paramendoni makinerinë e Kurtit dhe VV-së dhe sa kërcënime e kanosje u kanë bërë të tjerëve! Deputeti Kurti po tregon qartë se ligji është i drejtë vetëm kur i shërben interesave të tij personale. Ai, që mban jashtëligjshëm pozitën e Kryeministrit në detyrë, e sheh drejtësinë si tavolinë suedeze: merr çka i duhet dhe refuzon çka nuk i pëlqen”, ka shkruar ajo.