Kurti shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin. Ai i uroi edhe një herë mirëseardhje në Kosovë deputetëve e senatorëve të parlamenteve të ndryshme të rajonit të Evropës. Duke theksuar vlerat e…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin.
Ai i uroi edhe një herë mirëseardhje në Kosovë deputetëve e senatorëve të parlamenteve të ndryshme të rajonit të Evropës. Duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe duke veçuar marrëdhëniet e mira me shtetet frankofone, veçanërisht në kulturë, në nderim të mysafirëve, gjatë kësaj darke pati edhe një program të përzgjedhur muzikor me vepra kompozitorëve të njohur francezë dhe shqiptarë, të cilat u interpretuan nga artistët, Visar Kuçi në violinë dhe Lirika Pula në piano.
Asambleja Rajonale e Evropës dje dhe sot në Prishtinë po zhvillon punimet e sesionit të 36-të. Në vitin 2022, Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin në anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Republika e Kosovës është gjithashtu anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) që nga viti 2018. Në vitit 2026, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i OIF-së, synojmë aplikimin për t’u bërë anëtar me të drejta të plota të kësaj organizate ndërkombëtare.
Fotografi nga darka: