Kurti “shpresën” e ka tek minoritetet – Artan Asllani dhe Albert Kinolli konfirmojnë votën e tyre për Qeverinë
Deputeti i pavarur nga komuniteti Ashkali, Artan Asllani, ka konfirmuar se do ta votojë pro Qeverisë Kurti 3. Ai për GazetaBlic theksoi se vendit i nevojitet stabilitet dhe vazhdimësi në qeverisje, prandaj mbështet formimin e qeverisë së re. “Po, do të votoj pro Qeverisë Kurti 3, sepse besoj se vendit i duhet stabilitet dhe vazhdimësi…

Lajme
Deputeti i pavarur nga komuniteti Ashkali, Artan Asllani, ka konfirmuar se do ta votojë pro Qeverisë Kurti 3.
Ai për GazetaBlic theksoi se vendit i nevojitet stabilitet dhe vazhdimësi në qeverisje, prandaj mbështet formimin e qeverisë së re.
“Po, do të votoj pro Qeverisë Kurti 3, sepse besoj se vendit i duhet stabilitet dhe vazhdimësi në qeverisje”, tha Asllani.
Edhe, deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka bërë të ditur se kjo parti do ta mbështesë Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.