Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut: Takimi im me të mbetet një nga momentet më domethënëse gjatë kohës sime si Kryeministër
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Papa Françesku, sii udhëheqësi shpirtëror i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën, ishte një zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare, dhe një mbrojtës i palëkundur i të varfërve dhe të margjinalizuarve…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Papa Françesku, sii udhëheqësi shpirtëror i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën, ishte një zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare, dhe një mbrojtës i palëkundur i të varfërve dhe të margjinalizuarve në të gjitha shoqëritë.
Kurti ka shkruar se Papa Françesku ka shënuar një pikë kthese në historinë e Kishës.
“Takimi im me Papën më 22 qershor 2023 — gjatë të cilit riafirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Vatikanit dhe Republikës së Kosovës — mbetet një nga momentet më domethënëse gjatë kohës sime si Kryeministër deri tash. Ai bënte pyetje për Kosovën, për rininë e fëmijët dhe fliste për paqen me dashuri e për popujt me dhembshuri. Është një takim që do ta kujtoj gjithmonë me kujdes dhe mirënjohje”, ka shkruar Kurti.
Ai ka uruar që trashëgimia e tij e mirësisë, përulësisë dhe guximit moral le të vazhdojë të frymëzojë dhe ndriçojë botën për brezat që vijnë. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: