Kurti shmang përgjigjen për kërkesën e PDK-së për vazhdimin e seancës konstituive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur të mërkurën një përgjigje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. I pyetur nga Ekonomia Online nëse do t’i përgjigjet kërkesës së PDK-së, e cila është mbledhur në Kuvend dhe po kërkon që procesi i konstituimit të Kuvendit…

Lajme

12/08/2026 11:19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur të mërkurën një përgjigje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

I pyetur nga Ekonomia Online nëse do t’i përgjigjet kërkesës së PDK-së, e cila është mbledhur në Kuvend dhe po kërkon që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë, Kurti u përgjigj shkurt duke iu referuar një aktiviteti me të rinjtë.“E kemi një takim për rininë në Ditën Ndërkombëtare të saj në Kryeministri”, tha Kurti.

PDK-ja ndërkohë ka kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vijojë pa vonesa të mëtejshme, duke insistuar se deputetëve duhet t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga qytetarët.