Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion dhe s’ka parti që pretendon se mund t’i ketë 80 deputetë, jemi për zgjidhje
Në mbledhjen e sotme të Qeverisës ë Kosovës, kryeministri Albin Kurti është deklaruar edhe për situatën e krijuar me zgjedhjen e presidentit. Kurti deklaroi se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion. Ai tha se zgjedhja e presidentit/es është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit. “Para vetes kemi një afat kushtetues që…
Lajme
Në mbledhjen e sotme të Qeverisës ë Kosovës, kryeministri Albin Kurti është deklaruar edhe për situatën e krijuar me zgjedhjen e presidentit.
Kurti deklaroi se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion.
Ai tha se zgjedhja e presidentit/es është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit.
“Para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare besoj se nuk është opsion e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta.Ne e dimë se s’ka parti që mund të pretendojë se i fiton 80 e më shumë deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve dhe nga ato pozicione të zhvillohet diskutime të sinqerta e të arsyeshme në interesin më të mirë për vendin tonë. Ne jemi të hapur përzgjidhje që i përgjigjet vullnetit qytetarë”,tha Kurti.
“Shteti ynë ka nevojë për stabilitet institucional sidomos në këtë kohët e trazuara me zhvillimet gjeopolitike. E ka nevojë për një stabilitet sepse qytetarët kanë bërë zgjedhjet e tyre më 28 dhjetor. Qytetarët votuan për 4 vjet e në përputhje me vullnetin e tyre së shpejti do e sjellim për votim programin qeverisës. Një cikël i ri zgjedhor nuk sjellë ndryshim të madh në rezultat e vonon punët e mira e të na krijojë shpenzime të tjera të panevojshme, duke filluar nga së paku 10 milionë euro për KQZ-në”./Lajmi.net/