Kurti shkruan për arrestimet për spiunazh, Ismet Munishi i komenton me ironi: Tash besoj lirohet rryma
Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka ironizuar në një postim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit flet për disa arrestime të ndodhura në dy vitet e fundit të disa personave të dyshuar për spiunazh tek BIA serbe. Munishi ia ka kujtuar Kurtit problemin e shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike…

Lajme
Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka ironizuar në një postim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit flet për disa arrestime të ndodhura në dy vitet e fundit të disa personave të dyshuar për spiunazh tek BIA serbe.
Munishi ia ka kujtuar Kurtit problemin e shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në vend.
Ai me ironi ka shkruar “Ju lumtë kryeministër, tash besoj lirohet rryma”