Kurti shkon për ngushëllime tek familja Krasniqi: Çdo nënë dëshmori, është burimi i parë i edukimit për çdo luftëtar të ardhshëm të lirisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime tek familja Krasniqi në Çabiq të Klinës ku vdiq Shehide Selimi – Krasniqi, nëna e dy dëshmorëve Ali dhe Mujë Krasniqi. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çdo nënë dëshmori, është burimi i parë i edukimit për çdo luftëtar të ardhshëm të lirisë,…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime tek familja Krasniqi në Çabiq të Klinës ku vdiq Shehide Selimi – Krasniqi, nëna e dy dëshmorëve Ali dhe Mujë Krasniqi.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çdo nënë dëshmori, është burimi i parë i edukimit për çdo luftëtar të ardhshëm të lirisë, shkruan lajmi.net.
“Bijë e familjes Selimi nga Aqareva, Shehideja ia dha dy djem dëshmorë lirisë së Kosovës, Mujën dhe Aliun, duke e përlartësuar përkushtimin patriotik ndaj atdheut, përcjellë ndër breza nga familje me edukim të këtillë, si familja e bacit Halil dhe nënës Shehide. Kujtimet për nënën Shehide do t’iu bashkohen kujtimeve për Mujë dhe Ali Krasniqin. Ngushëllime familjeve Selimi dhe Krasniqi, nderime dhe mirënjohje për nënën Shehide”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: