Kurti shkon në Obiliq dhe uron Halil Thaçin për detyrën e re: Ka filluar skanimi i gjendjes dhe ndalimi i trashëgimisë së dobët të pushtetit të kaluar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Obiliqin. Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e ri të kësaj komune, Halil Thaçin, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin ka thënë se ka nisur punën për ringjalljen e qytetit. “E urova për marrjen zyrtare të detyrës pas fitores së zgjedhjeve muajin e…

Lajme

18/12/2025 11:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Obiliqin.

Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e ri të kësaj komune, Halil Thaçin, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin ka thënë se ka nisur punën për ringjalljen e qytetit.

“E urova për marrjen zyrtare të detyrës pas fitores së zgjedhjeve muajin e kaluar. Me ndryshimin e qeverisjes lokale ka filluar skanimi i gjendjes dhe ndalimi i trashëgimisë së dobët të pushtetit të kaluar. Suksese kryetarit Halil Thaçi, komunës dhe të gjithë banorëve në rrugën drejt zhvillimit dhe progresit për Obiliqin”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: