Kurti shkon drejtë Kuvendit, nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar i rezervuar para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Derisa pritet që gjatë seancës të propozohet emri i kryetarit të ri të Kuvendit, ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë kandidati i Lëvizjes…

Lajme

26/08/2025 10:31

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar i rezervuar para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Derisa pritet që gjatë seancës të propozohet emri i kryetarit të ri të Kuvendit, ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post.

VV-ja tashmë ka propozuar tre kandidatë, Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën./Lajmi.net/