Kurti shfaqet në ishullin grek – a do të merr pjesë në seancën e 48 në Kuvend nesër?

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është shfaqur në ishullin grek Skiathos, ku nga data 13 -17 po mbahet Simpoziumi i Symit, një ngjarje e preferuar nga ai. Për udhëtimin e tij drejt Greqisë Zyra e tij s’ka lëshuar ndonjë njoftim. Kurti dje ka qenë në Kosovë ku gjatë ditës ka takuar diplomaten britanike që ka…

Lajme

16/07/2025 20:11

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është shfaqur në ishullin grek Skiathos, ku nga data 13 -17 po mbahet Simpoziumi i Symit, një ngjarje e preferuar nga ai.

Për udhëtimin e tij drejt Greqisë Zyra e tij s’ka lëshuar ndonjë njoftim. Kurti dje ka qenë në Kosovë ku gjatë ditës ka takuar diplomaten britanike që ka vizituar vendin.

Symi Symposium është një forum vjetor ndërkombëtar, që mbahet në ishuj të ndryshëm grek.

Aktualisht Kosova po përballet me krizë institucionale, ndërsa janë shtuar thirrjet për formim urgjent të institucioneve.

Të enjten do të bëhet përpjekja e 48 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nuk dihet se a do të jetë Kurti si deputet prezent aty.

Nga fotografitë që u publikuan të martën në “X” për ngjarjen në ishullin grek, Kurti shihet më i relaksuar dhe me veshje “joformale”. Një nga pjesëmarrësit aty është edhe ish- kryediplomati Miguel Angel Moratinos i Spanjës, një vend i BE që nuk e ka njohur Kosovën.

Vendi i ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt. Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e humbi shumicën parlamentare, e që nga atëherë Kosova është pa institucione.