Kurti, ShBA-së: Më falni për sinqeritetit, por s’është problemi im largimi i Serbisë nga Rusia – s’ka kompromis me sovranitet

Jo ShBA, por “disa diplomatë”. Jo pezullim i Dialogut Strategjik, por “pezullin i planifikimit” të Dialogut Strategjik. Jo me sy kah Kosova për tërheqjen e Serbisë nga Rusia. Jo, se “ky nuk është problemi im”. Jo kompromise me sundimin e ligjit dhe sovranitetin. Këto ‘Jo’ ia dha Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deputeti i Vetëvendosjes…

Lajme

28/09/2025 17:11

Jo ShBA, por “disa diplomatë”. Jo pezullim i Dialogut Strategjik, por “pezullin i planifikimit” të Dialogut Strategjik. Jo me sy kah Kosova për tërheqjen e Serbisë nga Rusia. Jo, se “ky nuk është problemi im”. Jo kompromise me sundimin e ligjit dhe sovranitetin.

Këto ‘Jo’ ia dha Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, në prani të disa të rinjve që po dëgjonin teksa ai flet në Nju Jork. Kjo pas një pyetje të shtruara nga një vajzë për tendosjen e marrëdhënieve Kosovë – ShBA: për çka Albin Kurti e relativizoi peshën e shkëputjes për kohë pa afat marrëveshjen për Dialogun Strategjik.

“Jo Pezullim i Dialogut Strategjik, por pezullim i planifikimit të Dialogut Strategjik”, tha Albin Kurti.

Dhe kjo, tha ai, ka ardhur për dy arsye: sepse ShBA nuk është në mbështetje të përpjekjeve të tij “për sundim të ligjit në veri të Kosovës”, përkatësisht për mbylljen e strukturave paralele serbe.

“Këtu nuk mund të bëjë kompromise”, tha ai.

Duke vijuar, ia përshkroi vetit për rol historik të gjeneratës së vet, përkatësisht të vetes, për kryerje të problemit me Serbinë: “Nuk mund t’ia lë brezit tuaj”.

Por, pa merak – marrëdhënia me ShBA-në, tha ai, “është tridimensionale” dhe se vetëm ajo e rrafshin diplomatik po ka vështirësi: dy anët tjera, po shkojnë mirë, “mbrojta dhe zhvillimi”.

“Aty ku kemi pengesa është në diplomaci”.

Ndonëse ShBA tha se Kurti i kaloi “vijat e kuqe” në përpjekjen për përjashtimin e përfaqësimit politik të serbëve të Kosovës në veri – të cilët kanë kryetarë shqiptar me 3% qe dy vite, Kurti tha krejt tjetër gjë.

E kanë që Serbinë ta ngrehin nga Federata Ruse, dhe se veprimet e tij po e hidhërojnë Serbinë.

E kjo, tha ai, “nuk është problemi im” dhe kërkoi falje për “sinqeritetin”.

“Kemi disa pengesa në diplomaci; sepse sipas meje ShBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrejnë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Sebria është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të pa lëkundur me sundimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritet territorial.

Disa politikanë dhe diplomatë në ShBA vlerësojnë se ne nuk po u ndihmojmë ShBA-ve ta shkëpusin Serbinë nga Federata Ruse, por sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im. Më falni për sinqeritetin. Ashtu është. Pra unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovs. Dhe nëse jeni pak më ët butë Beogradin”, tha Kurti.