Kurti s’brengoset pse bashkëpartiaku iu arrestua për korrupsion, shqetësohet “pse po gëzohet opozita”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Para deputetëve në Kuvend, Kurti ka thënë se në Koorporatën Energjetike të Kosovës ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por që nuk ka pasur trajtim nga Prokuroria, shkruan lajmi.net. “Është e vërtetë që pati një gëzim opozitar për arrestimin…

Lajme

20/04/2023 12:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Para deputetëve në Kuvend, Kurti ka thënë se në Koorporatën Energjetike të Kosovës ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por që nuk ka pasur trajtim nga Prokuroria, shkruan lajmi.net.

“Është e vërtetë që pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi, mirëpo ky është fakt i opozitës, nuk është fakt i çështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK, ka pasur keqpërdorime marramendëse, mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë përkatësisht nga prokuroria”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Kurti tha se sistemi i drejtësisë e ka këtë rast në dorë dhe uron që të merret me profesionalizëm me këtë rast.

“Është e vërtetë që dje u arrestua kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi. Ai është në ndalje per 48 orë. Është sistemi i drejtësisë që merret me çështjen e drejtësisë.  Kjo çështje ka fakte urojmë që ato të merren me profesionalizëm dhe përpikëri”, tha Kurti./Lajmi.net/