Kurti regjistrohet si deputet i legjislaturës së 9-të- nuk deklarohet nëse po arrin apo jo ta formojë qeverinë e re

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës në kuadër të regjistrimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë arritur që të sigurojnë një mandat për legjislaturën e 9-të me radhë. Pas regjistrimit, Kurti nuk ka dashur që të flasë para mediave kur është pyetur në lidhje me…

Lajme

10/04/2025 11:11

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës në kuadër të regjistrimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë arritur që të sigurojnë një mandat për legjislaturën e 9-të me radhë.

Pas regjistrimit, Kurti nuk ka dashur që të flasë para mediave kur është pyetur në lidhje me formimin e qeverisë së re të vendit.

Sot veçse ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025. Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.

Regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për t’i dhënë kohë të gjithë anëtarëve të rinj të kryejnë procedurat zyrtare para se të fillojë puna legjislative.

Ndryshe kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka dashur që të pronocohet në kuadër të çështjes së formimit të institucioneve të reja të vendit as dje.

Si fillim Kurti pati deklaruar se po pret certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve e më pas do të nisin diskutimet por siç duket atij për diskutim i shkuan vetëm nga partitë e komuniteteve- vota e të cilëve nuk mjafton për krijimin e qeverisë.

Pavarësisht ftesës së hapur që i bëri liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për t’u takuar ky i fundit zgjodhi që të refuzojë këtë ftesë.

Kësisoj mbetet të shihet nëse Kurti do të ketë zgjidhje për marrjen edhe të një mandati qeverisës- apo vendit do t’i bëhet tjetër zgjidhje në udhëheqësi./Lajmi.net/