Kurti reagon për sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan: Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq, inkurajon kriminelë e terroristë të destablizojnë vendin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm në Postën e Kosovës në Zveçan. Kurti tha se “qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq, inkurajon kriminelë e terroristë të destablizojnë vendin”. Ai gjithashtu tha se sulmi në veri ka elemente terroriste dhe se vjen si orvatje nga pafuqia e atyre që…

Lajme

01/04/2025 11:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm në Postën e Kosovës në Zveçan.

Kurti tha se “qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq, inkurajon kriminelë e terroristë të destablizojnë vendin”.

Ai gjithashtu tha se sulmi në veri ka elemente terroriste dhe se vjen si orvatje nga pafuqia e atyre që nuk sundojnë më.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025.

Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste.

Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese.
Përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe të minohet zhvillimi ekonomik e përparimi demokratik i vendit tonë.
ërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët.

Institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë./Lajmi.net/