Kurti reagon pas përmbytjeve në Spanjë: Mendimet tona janë me popullin e Spanjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “X”, Kurti i ka ngushëlluar familjet e viktimave të shumta dhe është solidarizuar me komunitetet e prekura. “Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova…

Lajme

30/10/2024 12:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “X”, Kurti i ka ngushëlluar familjet e viktimave të shumta dhe është solidarizuar me komunitetet e prekura.

“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të sjellë lehtësim”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/