Kurti që në orët e para në veri të vendit, e nis ditën në Leposaviq
Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm e nisi në veri. Kurti që në orët e para të mëngjesit bashkë me ekipin e tij kanë udhëtuar drejt veriut, saktësisht në Leposaviq. Nuk dihet nëse arsyeja e shkuarjes në veri ishte thjesht një vizitë e zakonshme, apo pati ndonjë takim tjetër të rëndësishëm. Ai është…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm e nisi në veri.
Kurti që në orët e para të mëngjesit bashkë me ekipin e tij kanë udhëtuar drejt veriut, saktësisht në Leposaviq.
Nuk dihet nëse arsyeja e shkuarjes në veri ishte thjesht një vizitë e zakonshme, apo pati ndonjë takim tjetër të rëndësishëm.
Ai është parë bashkë me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Bashkë më Kurtin në këtë vizitë sot ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për dallim nga herat e kaluara kur çdoherë ishin ministri Xhelal Svecla ose Elbert Krasniqi./Lajmi.net/