Kurti pyetet për përgjigjen e mundshme nga LDK-ja: S’është kollaj të analizohet frika e opozitës- unë kryeministër e vazhdojmë tutje

“Ato janë çështje të Prishtinës”, tha kryeministri në detyrë, Ablin Kurti të martën më 6 maj, ku u pyet nëse pret përgjigje pozitive nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas ftesës së dërguar dje. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërgoi letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku më 5 maj, duke i bërë ftesë për…

Lajme

06/05/2025 12:11

“Ato janë çështje të Prishtinës”, tha kryeministri në detyrë, Ablin Kurti të martën më 6 maj, ku u pyet nëse pret përgjigje pozitive nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas ftesës së dërguar dje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërgoi letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku më 5 maj, duke i bërë ftesë për koalicion. Deri më tash, Abdixhiku nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare.

“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt Kurti pasi e vendosi gurthemelin e objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.

Më pas, ai u pyet nga mediat nëse “opozita po e zvarritë konstituimin nga frika se më pas LVV-ja do të formojë qeverinë e re”.

“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analista. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VVazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.

Deputetët kanë dështuar sërish më 5 maj të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi LVV-ja nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për kryeparlamentar.

Deri më tash janë bërë njëmbëdhjetë përpjekje të pasuksesshme për konstituim.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut si e propozuar për kryeparlamentare, ndërkaq PDK dhe AAK po kërkojnë që të ndryshohet propozimi.

LDK, në anën tjetër, është shprehur kundër çdo propozimi të LVV-së.

Në dy përpjekjet e fundit për konstituim të Kuvendit, LVV ka kërkuar që kryetari i Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë, por kjo është kundërshtuar nga partitë e tjera.