Kurti pyetet për formimin e Qeverisë së re: Së pari presim certifikimin e rezultateve, e më pas shohim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti , ka qëndruar sot në Gjilan. Derisa po deklarohej për media ai foli edhe për çështjen e mundësisë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Kurti ha se është duke pritur certifikimin e rezultateve, transmeton lajmi.net. “Së pari ne presim certifikimin e rezultateve, e më pas do të shohim…

Lajme

04/03/2025 11:05

Kryeministri i vendit, Albin Kurti , ka qëndruar sot në Gjilan.

Derisa po deklarohej për media ai foli edhe për çështjen e mundësisë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kurti ha se është duke pritur certifikimin e rezultateve, transmeton lajmi.net.

“Së pari ne presim certifikimin e rezultateve, e më pas do të shohim rrugën përpara, por nuk ka ndryshuar situata, që ne të kemi qëndrime të tjera, sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë tonë, dhe kundër VV-së, por ne kemi fituar dhe fitimtari duhet e do ta bëjë qeverinë”, ka thënë Kurti.

Këtë deklarim Kurti e bëri gjatë  vënies së gurëthemelit të një çerdhe tek “Livadhet e Arapit” në Gjilan./Lajmi.net/