Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit në veri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar hapësirat e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, pranë Liqenit të Ujmanit. Kurti vlerësoi përkushtimin dhe punën e kësaj ndërmarrjeje, sidomos pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike të saj në nëntor të vitit të kaluar.“Puna dhe përkushtimi i ndërmarrjes, veçanërisht edhe pas sulmit në infrastrukturë kritike në kanalin kryesor…

Lajme

09/06/2025 23:22

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar hapësirat e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, pranë Liqenit të Ujmanit.

Kurti vlerësoi përkushtimin dhe punën e kësaj ndërmarrjeje, sidomos pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike të saj në nëntor të vitit të kaluar.“Puna dhe përkushtimi i ndërmarrjes, veçanërisht edhe pas sulmit në infrastrukturë kritike në kanalin kryesor të saj, është për t’u vlerësuar lart, për reagimin e shpejtë në sanimin e dëmit të shkaktuar”, tha Kurti.

Ai njoftoi gjithashtu se qeveria ka rikthyer në pronësi dhe shfrytëzim të ndërmarrjes një pasuri në komunën e Zubin Potokut, e cila më parë ishte jashtë kontrollit të saj dhe e mbajtur nga strukturat paralele ilegale.

“Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje”, shtoi Kurti.

Ndërmarrja Ibër-Lepenci luan rol kyç në menaxhimin e burimeve ujore për nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë në pjesën veriore të Kosovës.