Kurti pret në zyre analistin politik amerikan
Kryeministri Kurti ka pritur në zyrën e tij profesorin Daniel Serëer, ndaj të cilit tha se është mirënjohës për “këshillat e mençura”. Kryeministri Albin Kurti tha se është kënaqësi dhe privilegj takimi me Serëerin. “Një kënaqësi për t’u rilidhur me Profesorin Daniel Serëer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/06/kurti-server.png)
Lajme
Kryeministri Kurti ka pritur në zyrën e tij profesorin Daniel Serëer, ndaj të cilit tha se është mirënjohës për “këshillat e mençura”.
Kryeministri Albin Kurti tha se është kënaqësi dhe privilegj takimi me Serëerin.
“Një kënaqësi për t’u rilidhur me Profesorin Daniel Serëer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte takimi i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij të prerë dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka shkruar Kurti.