Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim Arianit Besiri, kryetar i Komunës së Morbach-ut, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar Besiri nga një refugjatë i luftës dhe tashmë kryetar i komunës Morbach. “Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim Arianit Besiri, kryetar i Komunës së Morbach-ut, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar Besiri nga një refugjatë i luftës dhe tashmë kryetar i komunës Morbach.
“Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje Kurti shtoi se kur kur e kuptoi që Besiri është në Kosovë, nuk kishte se si mos ta takojë e ta pret në Kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin./Lajmi.net/