Kurti pret në takim gjeneralin Wesley Clark- U diskutuan zhvillimet aktuale rajonale dhe mundësitë e bashkëpunimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim gjeneralin Wesley Clark, njëherësh ish-komandant suprem i NATO-s gjatë luftës në Kosovë e që vazhdon të mbetet mik dhe përkrahës i popullit dhe shtetit të Kosovës. I shoqëruar nga i biri që i ka përtërirë emrin dhe bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme, ushtaraku amerikan u…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim gjeneralin Wesley Clark, njëherësh ish-komandant suprem i NATO-s gjatë luftës në Kosovë e që vazhdon të mbetet mik dhe përkrahës i popullit dhe shtetit të Kosovës.
I shoqëruar nga i biri që i ka përtërirë emrin dhe bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme, ushtaraku amerikan u interesua për planet zhvillimore të Republikës së Kosovës në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në botë.
Bashkë diskutuan përparimin që ka shënuar vendi , për zhvillimet aktuale rajonale, dhe për mundësitë e bashkëpunimit.
Kryeministri Kurti falënderoi gjeneralin Clark për interesimin e vazhdueshëm për vendin tonë, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çka i jemi mirënjohës gjithmonë.
Në takim, Kurti u shoqërua nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi, dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.