Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran me origjinë nga Suhareka, Arbër Bullakajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e ardhshëm zviceran me origjinë shqiptare, Arbër Ballukajn. Ai pritet të nis mandatin e tij në fund të këtij muaji. “Kryeministri Kurti e falënderoi Bullakajn për vizitën dhe e uroi për zgjedhjen deputet në parlamentin federal të Zvicrës, duke u bërë vetëm personi i dytë…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e ardhshëm zviceran me origjinë shqiptare, Arbër Ballukajn.
Ai pritet të nis mandatin e tij në fund të këtij muaji.
“Kryeministri Kurti e falënderoi Bullakajn për vizitën dhe e uroi për zgjedhjen deputet në parlamentin federal të Zvicrës, duke u bërë vetëm personi i dytë me rrënjë nga Kosova, pas deputetit Islam Alijaj, që fiton mandatin në këtë institucion”, ka njoftuar ZKM.
Ballukaj është me origjinë nga Suhareka, i zhvendosur në Zvicër në vitet e 90-ta dhe është aktiv në politikën zvicerane për më shumë se 20 vjet.
“Ai është anëtar këshillit federal të Partisë Socialdemokrate (SP), president i SP Migrante në kantonin e St. Gallen dhe kryetar i Komitetit të Iniciativës Demokratike për reformën e shtetësisë zvicerane. Kjo iniciativë, e cila mblodhi më shumë se 100 mijë nënshkrime të vlefshme dhe iu dorëzua parlamentit në nëntor të vitit 2024, kërkon lehtësime në procesin e fitimit të shtetësisë zvicerane. Në takim u diskutua për integrimin dhe sukseset e mërgatës në Zvicër, si dhe për kontributin e çmuar dhe rolin e tyre në zhvillimin e Kosovës”, ka njoftuar gjithashtu ZKM.
Ata kanë thënë se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit konkret, përfshirë avokimin për Kosovën dhe krijimin e urave lidhëse kulturore, politike si dhe ekonomike. /Lajmi.net/