Kurti pret në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në edicionin e vitit 2026 të “Kosova Ethno-Tour”. Gjatë takimit, Kurti u ka uruar mirëseardhje mysafireve nga vende të ndryshme të botës, përfshirë shtete evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i falënderuar për vizitën dhe për…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në edicionin e vitit 2026 të “Kosova Ethno-Tour”.
Gjatë takimit, Kurti u ka uruar mirëseardhje mysafireve nga vende të ndryshme të botës, përfshirë shtete evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i falënderuar për vizitën dhe për promovimin e Kosovës.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, pjesëmarrëset në këtë aktivitet janë profesioniste nga fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë e mjedisit, planifikimin urban, shëndetësinë, arsimin, financat, ekonominë dhe teknologjinë e informacionit.
Bëhet e ditur se diskutimi gjatë takimit ishte i hapur dhe interaktiv, ku u trajtuan tema të ndryshme si të drejtat e njeriut, arsimi, kultura, shërbimet publike, teknologjia, bujqësia dhe ekonomia.
Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua edhe rolit të mërgatës, të cilën Kurti e vlerësoi si një nga ambasadoret kryesore të Republikës së Kosovës në botë.
“Kosova Ethno-Tour” synon të promovojë njohjen e Kosovës përmes shkëmbimeve kulturore dhe profesionale, duke sjellë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme për të njohur më nga afër historinë, kulturën dhe zhvillimet e vendit./Lajmi.net/