Kurti pranon telefonatë nga Chollet, thotë se e uroi për marrëveshjen në Ohër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, që është  këshilltari special i sekretarit amerikan, Anthony Blinken. Kurti theksoi se Chollet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër. “Chollet më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së,…

Lajme

23/03/2023 14:53

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, që është  këshilltari special i sekretarit amerikan, Anthony Blinken.

Kurti theksoi se Chollet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Chollet më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së, marrëveshjet themelore dhe aneksin. Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet”, ka shkruar Kurti.

Në lidhje me takimet e zhvilluara në mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq në Ohër, Kurti sot është deklaruar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Para deputetëve Kurti tha se teksti i marrëveshjes së paraqitur tani për tani është më i miri për Kosovën./Lajmi.net/