Kurti: Posa të hyj në funksion ligji për buxhetin, punëtorët e sektorit publik marrin pagën e 13-të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar. Pas zgjedhjes së mbrëmshme të Qeverisë Kurti III, ai thirri mbledhjen e sotme në të cilën edhe prezantoi sërish ministrat e rinj të kabinetit të tij. Pas kësaj Kurti deklaroi se sot do të bëhet miratimi i një liste të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar.
Pas zgjedhjes së mbrëmshme të Qeverisë Kurti III, ai thirri mbledhjen e sotme në të cilën edhe prezantoi sërish ministrat e rinj të kabinetit të tij.
Pas kësaj Kurti deklaroi se sot do të bëhet miratimi i një liste të marrëveshjeve ndërkombëtarë që po presin në Kuvend nga viti i kaluar, transmeton lajmi.net.
“Kuvendi u shpërbë pa u votuar këto marrëveshje e duke rrezikuar miliona euro. Sot po riprocesojmë në Kuvend edhe projektligjin e buxhetit për vitin 2026 në vlerë prej 4 miliardë euro që e kemi miratuar më 31 tetor të vitit të kaluar duke mos dashur që t’i përsërisim detajet e prezantuara në atë mbledhje po ndalem vetëm në disa pika të shkurtra të këtij buxheti.Buxheti me vlerë prej 4 miliardë euro edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Pagë kjo që do të hyjë në funksion posa të hyj në fuqi ligji për buxhetin. Ky buxhet parasheh edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës”, tha Kurti.
“Tash jem në hapin e parë votimi i buxhetit 2026 dhe miratimi i marrëveshje ndërkombëtare. Posa të kryhen këto jam i gatshëm për takime e diskutime me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me çështjen e Presidentit të Kosovës”,deklaroi Kurti.
“Dyfishim i shtesës që reflekton përvojën e punës , gjithashtu buxheti parasheh edhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në provë që ndërkohë të miratojmë ligjin e ri të tatimit në provë në konsultim me komunat tona.Pas Kuvendit dhe Qeverisë mbrëmë tash jemi në hapin e tretë votimi i buxhetit 2026 dhe i marrëveshje ndërkombëtare.Si kabinet qeveritar do të shihemi shumë shpejtë në mbledhjen e rregullta të Qeverisë që do të përmbushim vendimet tona e zotimet të cilat i kemi dhënë para qytetarëve tanë. E vendimet për këto i nisim sot në këto mbledhje.Le të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës pa humbur kohë asnjë minut”,tha Kurti./Lajmi.net/