Kurti përsëri shumë shkurt para mediave, thotë se detaje jep dikush nga partia
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti në vazhdimësi i është shmangur pyetjeve të gazetarëve duke mos iu përgjigjur fare atyre. Ai sot para se të filloj seanca e 36-të për të tentuar konstituimin e Kuvendit është ndalur shkurt por nuk ka folur në lidhje me dështimet e njëpasnjëshme. Kurti tha se është në mesin…

Lajme
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti në vazhdimësi i është shmangur pyetjeve të gazetarëve duke mos iu përgjigjur fare atyre.
Ai sot para se të filloj seanca e 36-të për të tentuar konstituimin e Kuvendit është ndalur shkurt por nuk ka folur në lidhje me dështimet e njëpasnjëshme.
Kurti tha se është në mesin e 48 deputetëve të VV-së, dhe se dikush nga partia e tij do të dalë dhe do ta japë qëndrimin e partisë pas seancës.
Gjatë këtyre 36-të seancave, Kurti asnjëherë nuk është ndalur për të folur në lidhje me këtë bllokadë që i është shkaktuar vendit.