Kurti përmendi Byronë në fushatë, Molliqaj ia përmend Liburn Aliun: S’besoj që munesh me ble banesë e mos me t’u kujtu çmimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve të para fushatës zgjedhore po përmend Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. “Nuk jemi kundër njerëzve të pasur, por duhet të na tregojnë si kanë bërë paratë. Nuk mundet ndokush me thënë s’po më kujtohet”, thoshte Kurti. E Dardan Molliqaj, kreu i PSD-së, ia ka risjell Kurtit…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve të para fushatës zgjedhore po përmend Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Nuk jemi kundër njerëzve të pasur, por duhet të na tregojnë si kanë bërë paratë. Nuk mundet ndokush me thënë s’po më kujtohet”, thoshte Kurti.
E Dardan Molliqaj, kreu i PSD-së, ia ka risjell Kurtit një deklaratë të Liburn Aliut, ku nuk i kujtohej se sa e ka bleu banesën.
“Meqë Kurti nuk po beson që dikujt nuk mundet mos me ju kujtu se si ka be pare, po ia rikujtojmë që ka edhe më keq: Kur ministrave të tij nuk ju kujtohet se sa i kanë ble banesat në lagjet me luksoze të Kosovës. Në fakt, as unë nuk besoj që mundesh me ble banesë në Marigona Hill e mos me t’u kujtu çmimi”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i tij i plotë në Facebook: