Kurti përmend Thaçin e Veselin që po mbahen në Hagë: Po shkojnë t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike
Kreu i VV-së Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Ai ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli vazhdojnë të kenë ndikim në politikën e Kosovës, përmes vizitave të shpeshta që marrin nga persona të caktuar. Sipas Kurtit, këto vizita nuk janë…

Lajme
Kreu i VV-së Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli vazhdojnë të kenë ndikim në politikën e Kosovës, përmes vizitave të shpeshta që marrin nga persona të caktuar.
Sipas Kurtit, këto vizita nuk janë vetëm për qëllime njerëzore, por edhe për të dhënë instruksione politike.
“PDK i ka 4-5 kryetar, un e di prej përvojës, nuk është parti, është shoqëri aksionere me papërgjegjësi të pakufizuara dhe aty nuk merresh vesh se ke fol me një person, prandaj edhe Ever Hoxhaj thotë diçka tjetër, e patë ju në një TV se çka tha kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun babain e një deputeti të PDK-së edhe janë edhe dy ish-kryetarë në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për për instruksione politike”, tha Kurti në Tëvë1./Lajmi.net/