Kurti përmend 10 lajmet e mira për Kosovën gjatë 2025-tës: Rritja e shtesave e pensioneve, forcimi i ushtrisë e 4 njohje të reja

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka përmendur 10 lajme të mira për Kosovën gjatë 2025-tës. Ai ka thënë se përkundër sfidave, këtë vit kishte edhe shumë lajme të mira për vendin dhe qytetarët, shkruan lajmi.net. Këto janë top 10 lajmet e mira që Kurti i ka rënditur për…

Lajme

31/12/2025 12:16

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka përmendur 10 lajme të mira për Kosovën gjatë 2025-tës.

Ai ka thënë se përkundër sfidave, këtë vit kishte edhe shumë lajme të mira për vendin dhe qytetarët, shkruan lajmi.net.

Këto janë top 10 lajmet e mira që Kurti i ka rënditur për vitin 2025:

1️⃣ Rritja e shtesave për nënat lehona nga 170 euro në 325.9 euro dhe e pagesës së pushimit të lehonisë nga Qeveria prej 223 euro në 319.5 euro;

2️⃣ Rritja e pensionit bazik në 150 euro;

3️⃣ Forcimi i ushtrisë me dronë amerikanë Puma, dronë luftarakë turk Skydagger dhe sistemin antitank gjerman Panzerfaust 3;

4️⃣ 4 njohje të reja, pasaportë edhe më e fuqishme në indekset ndërkombëtare dhe heqja e masave të padrejta të BE-së;

5️⃣ Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një për këmbësorë dhe një për vetura;

6️⃣ Përurimi i Depos së re Qendrore të Barnave, pas më shumë se 20 vjetëve;

7️⃣ Anëtarësimi me të drejta të plota në EQAR, pas përjashtimit në vitin 2018;

8️⃣ Vazhdimi i programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, 202 milionë dollarë grant nga shteti amerikan investim në sektorin e energjisë;

9️⃣ Bursa e Mobilitetit për Studentë që udhëtojnë për të ndjekur studimet, për herë të parë një mbështetje e tillë për studentë;

1️⃣0️⃣ Kosova hiqet nga listat e FMN-së dhe Bankës Botërore të shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti.

Postimi i plotë: