Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri një përmbledhje të vizitës së tij dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar, duke i listuar të gjitha takimet që i zhvillojë në Londër. Kurti ka shkruar se kjo është vizita e tij e dytë brenda gjashtë muajsh, duke e cilësuar Mbretërinë e Bashkuar si një aleat kyç për…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri një përmbledhje të vizitës së tij dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar, duke i listuar të gjitha takimet që i zhvillojë në Londër.
Kurti ka shkruar se kjo është vizita e tij e dytë brenda gjashtë muajsh, duke e cilësuar Mbretërinë e Bashkuar si një aleat kyç për Kosovën.
Në postimin e tij, Kurti bëri të ditur se takimet në Londër i fillojë me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper dhe e mbylli me një takim me Sir Noel Malcolm, historianin e njohur.
Postimi i plotë:
Vizitën zyrtare në Londër e fillova me një takim me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, vizita e dytë në gjashtë muajt e fundit. Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shumanshme dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe përkushtim për sigurinë dhe prosperitetin. E cilësova Mbretërinë e Bashkuar si partner kyç strategjik dhe ritheksova angazhimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh. U takova gjithashtu me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, të cilën e falënderova për mbështetjen e konsiderueshme financiare për zhvillimin e Kosovës. Diskutuam vazhdimin e mbështetjes për sektorin privat në rritje dhe për projektet e infrastrukturës publike, si energjia, uji dhe transporti publik. Vizita vijoi me pjesëmarrjen në një panel të organizuar nga think tank-u ODI Global, ku, së bashku me drejtoreshën ekzekutive Sara Pantuliano dhe Dora Meredith, si dhe me analistin e mirënjohur ekonomik Martin Wolf nga Financial Times, diskutuam mbi shtetndërtimin ekonomik dhe stabilitetin global. Në mbrëmje, mora pjesë në një darkë të shtruar nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker, në Naval and Military Club, ku diskutuam bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe çështje më të gjera të sigurisë.