Kurti për Xhandarmërinë: Është më shumë se Policia e më pak se Ushtria – Do të ruaj kufirin, të luftoj terrorizmin e kontrabandën dhe mbron infrastrukturën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave sot në lidhje me një plan për menaxhimin e mbeturinave. Në këtë konferencë, Kurti është pyetur nga gazetarët edhe për Xhandarmërinë, për çka dje ministri në detyrë i Punëve të Brendshme ka nënshkruar fillimin e themelimit/ Ai ka thënë se Xhandarmëria do të merret…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave sot në lidhje me një plan për menaxhimin e mbeturinave.
Në këtë konferencë, Kurti është pyetur nga gazetarët edhe për Xhandarmërinë, për çka dje ministri në detyrë i Punëve të Brendshme ka nënshkruar fillimin e themelimit/
Ai ka thënë se Xhandarmëria do të merret me ruajtjen e kufirit, luftimin e terrorizmit dhe mbylljen e shtigjeve të kontrabandës e deri te mbrojtja e infrastrukturës.
“Sa i përket koncept-dokumentit dhe gurpit punues dhe hollësive për Xhandarmërinë do t’iu njoftojmë shumë shpejtë bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme. Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë sepse një aspekt tjetër i sigurisë së Kosovës ka të bëj me një zonë e cila është më shumë se Policia e më pak se Ushtria, prej ruajtjes së kufirit, te luftimi i terrorizmit, te mbyllja e çfarë do shtegu të kontrabandës e deri te mbrojtja e infrastrukturës jetike. Të gjitha detajet lidhur me këtë idetë tonë që tani po bëhet edhe koncept-dokument do t’i trajtojmë me ministrin e Punëve të Brendshme”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/