Kurti pas takimit me Kallas: U njoftuam se masat nga BE-ja kanë nisur të largohen gradualisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi ka folur për takimin e mbrëmshëm me Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas. Kurti në postimin e tij tha se i shprehu mirënjohje Kallas-it për njoftimin se masat kanë filluar të largohen gradualisht, shkruan lajmi.net Tutje, i pari i VV-së tha se institucionet e…

Lajme

23/05/2025 13:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi ka folur për takimin e mbrëmshëm me Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Kurti në postimin e tij tha se i shprehu mirënjohje Kallas-it për njoftimin se masat kanë filluar të largohen gradualisht, shkruan lajmi.net

Tutje, i pari i VV-së tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për sundim të ligjit.

Postimi i plotë:

Në darkën e shtruar për Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe rrugën tonë integruese.
Znj. Kallas i shprehim mirënjohje për angazhimin e saj personal për largimin e masave kufizuese dhe për njoftimin se ato kanë nisur të largohen gradualisht. Ky është hap pozitiv dhe një lajm i mirë për vendin, edhe pse masat janë vendosur padrejtësisht dhe se ato duhet të largohen plotësisht.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe angazhohen çdo ditë për sundim të ligjit, siguri publike dhe mirëqenie e shërbime për qytetarët tanë, pa dallim./lajmi.net/