Kurti për barrikadat: Nuk bisedojmë me kriminelët, do t’i arrestojmë ata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatën në veri dhe vendosjen e barrikadave. Kurti ka thënë se kriminelët e veriut po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit. Ai ka thënë se Qeveria i ka dhënë kohë KFOR-it, mirëpo që kjo kohë po ecën shpejtë. I pari i…

Lajme

28/12/2022 10:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatën në veri dhe vendosjen e barrikadave.

Kurti ka thënë se kriminelët e veriut po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit.

Ai ka thënë se Qeveria i ka dhënë kohë KFOR-it, mirëpo që kjo kohë po ecën shpejtë.

I pari i Qeverisë shtoi se nuk do të ketë biseda me kriminelët për barrikadat.

“Kriminelët po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit. Këta kriminelë të sanksionuar nga SHBA e Britania po mbështeten nga Qeveria dhe presidenti i Serbisë. Kosova dhe institucionet e saja nuk do të bisedojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar. Por kjo kohë po shkon me shpejtësi . S’mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”, tha kryeministri. /Lajmi.net/