Kurti pasi ua dha studentëve nga 100 euro para balotazhit: “Studentët janë prioritet i qeverisë sonë”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot se është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurosh, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Sipas njoftimit, gjithsej 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet arsimore, publike e private, janë…

Lajme

06/11/2025 16:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot se është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurosh, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Sipas njoftimit, gjithsej 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet arsimore, publike e private, janë përfshirë në këtë grup të parë të përfituesve. Kurti ka theksuar se “pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim”, duke shtuar se “me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit.”, transmeton lajmi.net.

Ky vendim vjen vetëm tre ditë para raundit të dytë të balotazhit për zgjedhjet lokale, çka ka ngjallur reagime në opinion për kohën e ndërmarrjes së këtij veprimi financiar. Përkrahësit e qeverisë e kanë cilësuar pagesën si mbështetje të merituar për studentët në fillim të vitit akademik, ndërsa kritikët e shohin si veprim me prapavijë elektorale.

Procesimi i pagesave pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim për pjesën tjetër të studentëve që plotësojnë kriteret për përfitim.

Postimi i plotë: 

Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.
Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.
Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit./lajmi.net/