Kurti pas vizitës në BIK: Sot dhe jo vetëm sot le të ndihmojmë më së shumti ata që kanë nevojë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka uruar qytetarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, ndërsa theksoi se sot duhet të përkujtohet rëndësia që ka sakrifica dhe solidariteti për një shoqëri të mirë dhe të drejtë. Kurti në një deklaratë para mediave falënderoi BIK-un për rolin, angazhimin dhe kontributin…

Lajme

06/06/2025 10:12

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka uruar qytetarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, ndërsa theksoi se sot duhet të përkujtohet rëndësia që ka sakrifica dhe solidariteti për një shoqëri të mirë dhe të drejtë.

Kurti në një deklaratë para mediave falënderoi BIK-un për rolin, angazhimin dhe kontributin që japin për shoqërinë dhe popullin.

“Sot dhe jo vetëm sot le të ndihmojmë më së shumti ata që kanë nevojë dhe le t’ia përkujtojmë vetvetes dhe njëri tjetrit për rëndësinë që ka sakrifica dhe solidariteti për një shoqëri të mirë dhe të drejtë…

Gëzuar dhe fat

Paçi zemrat përplot me gëzim e besim e tryezat përplot me miq”, tha Kurti.