Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Duhet ta presim aktgjykimin e plotë, ky i 8 gushtit është veç njoftim
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë, që u mbajt të hënën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti përgëzoi kadetët për përfundimin e suksesshëm…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë, që u mbajt të hënën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti përgëzoi kadetët për përfundimin e suksesshëm të trajnimit dhe theksoi rëndësinë e Doganës si një ndër institucionet më të rëndësishme për funksionimin e shtetit.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka të bëjë me afatet për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, Kurti tha se duhet pritur aktgjykimi i plotë, raporton lajmi.net
“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë. E kemi pasur seancën me 26 qershor, ndërsa ky i 8 gushtit është vetëm një njoftim,” tha ai shkurtimisht.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese njoftoi së fundmi për një vendim që lidhet me afatet zgjedhore pas shpërbërjes së Kuvendit, ndërsa detajet e plota të aktgjykimit priten të bëhen publike në ditët në vijim./Lajmi.net/