Kurti pas takimit me Shiroka-Pula: Nder ta kemi presidente, do të bashkëpunojmë për punët e mira dhe prioritet shtetërore
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video nga takimi i sotshëm me presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Kurti në postimin e tij shkroi se është nder dhe kënaqësi që ta kemi presidenten Shiroka-Pulën, transmeton lajmi.net. “Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe…
Lajme
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video nga takimi i sotshëm me presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Kurti në postimin e tij shkroi se është nder dhe kënaqësi që ta kemi presidenten Shiroka-Pulën, transmeton lajmi.net.
“Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”, shkroi ndër të tjera Kurti.
Postimi i plotë:
Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re.
E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale.
Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore./lajmi.net/