Pasi ofendoi opozitën me “as nuk po shtyhen as nuk po ngrehen”, Kurti bërtet “Hajra, Hajra” në tubimin e degës në Prishtinë

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, tashmë po merret edhe me aktivitete partiake për zgjedhjet lokale. Të enjten kanë mbajtur një tubim të Degës së Prishtinës ku kanë prezantuar kandidatin e tyre për kryetar, Hajrulla Çekun. Në këtë tubim Kurti ka folur me një gjuhë të njëjtë sikurse të fushatës e pas zgjedhjeve, duke…

Lajme

01/08/2025 17:47

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, tashmë po merret edhe me aktivitete partiake për zgjedhjet lokale. Të enjten kanë mbajtur një tubim të Degës së Prishtinës ku kanë prezantuar kandidatin e tyre për kryetar, Hajrulla Çekun.

Në këtë tubim Kurti ka folur me një gjuhë të njëjtë sikurse të fushatës e pas zgjedhjeve, duke ofenduar opozitën, pas dështimit të tij të zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Ndërsa në një video të publikuar nga Hajrulla Çeku, Kurti shihet shumë i entuziazmuar duke thirrur me të madhe “Hajra, Hajra, Hajra”.