Kurti: Partitë politike secila sipas hises që ia dha populli kemi përgjegjësi për formimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar sot në mbledhjen e thirrur para kabinetit qeveritar në detyrë. Kurti deklaroi se më 7 qershor për herë të tretë në më pak se 16 muaj  patëm zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, e se të parat ato të 9 shkurt 2025 ishin të rregullta pas përfundimit të mandatit…

Lajme

24/07/2026 15:24

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar sot në mbledhjen e thirrur para kabinetit qeveritar në detyrë.

Kurti deklaroi se më 7 qershor për herë të tretë në më pak se 16 muaj  patëm zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, e se të parat ato të 9 shkurt 2025 ishin të rregullta pas përfundimit të mandatit të plotë 4 vjeçar, ndërsa dy proceset pasuese zgjedhore, të dyja të parakohshme në dhjetor e në qershor kanë qenë të evitueshme e të panevojshme.

“Caktimi i datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është e mirëpritur.Partitë politike secila sipas hises që populli i ka dhënë gjendemi përpara përgjegjësi për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja përfshirë zgjedhjen e presidentit, ose presidentes.Kemi dy javë më së shumti deri te fillimi i seancës për konstituimin e kuvendit, para se të kalojmë te zgjedhja e qeverisë së re e tek presidenti e presidentja.”,deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.

Ai tha se për çështjen e formimit të Qeverisë nevojitet shumica e thjeshtë ndërkaq për presidentin apo presidenten së paku në dy raundet e para kërkohet prania e dy të tretës së deputetëve andaj mundësia për zgjedhjen e presidentit tejkalon fuqinë politike të një partie.

“Pikërisht për këtë zhvillova dy javë më parë takim me krerët e PDK-së, dhe të LDK-së ndërkaq sërish shprehi keqardhje që Aleanca nuk iu bashkua takimit. Teksa koha ecën veprimet politike e interesi shtetërore janë në rend të parë”./Lajmi.net/