Kurti-opozitës: Le të bëhen bashkë dhe ta propozojnë një kandidat jashtë skenës aktuale dhe ecim përpara

Kryeministri Albin Kurti tha se partitë opozitare, PDK dhe LDK, nuk i kanë numrat për të propozuar një kandidat për Presidenti meqë duhen 30 nënshkrime në Kuvend për të ndërmarrë këtë hap. Duke folur për gazetarë, Kurti tha se që këto parti mund të bëhen bashkë e të propozojnë një kandidat jashtë skenës politike, ndërsa…

Lajme

22/04/2026 11:33

Kryeministri Albin Kurti tha se partitë opozitare, PDK dhe LDK, nuk i kanë numrat për të propozuar një kandidat për Presidenti meqë duhen 30 nënshkrime në Kuvend për të ndërmarrë këtë hap.

Duke folur për gazetarë, Kurti tha se që këto parti mund të bëhen bashkë e të propozojnë një kandidat jashtë skenës politike, ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje tha se kandidat i saj mbetet Glauk Konjufca.

“Le të më gjejnë një njeri më të mirë se Konjufca.Të gjithë e dini se kanë mendim më të mirë për Glaukun se sa për mua. Dihet se s’i kanë numrat as për të kandiduar sepse u duhen 30 nënshkrime e LDK veç 15 deputetë pra as gjysmën për aplikim e lë për fitim. Kurse PDK 22 se plotëson kushtin as për aplikim. Nëse do të bëheshin këto bashkë, do ta kishin një kandidat dhe t’i përdorin kriteret që i përdorin për neve. Një kandidat jashtë skenës politike aktuale dhe të ecim përpara. Më shumë se kaq s’mund të bëjmë. Pra rezultatin e zgjedhjeve s’mund ta lëvizim sot. Po del se s’kanë problem me mua, por kanë problem me popullin sepse populli e votoi VV-në 51.1%. Do të duhej të reflektojnë e të mendojnë se si u bë që dy partitë më të vjetra tradicionale ra në 22 deputetë e tjetra në 15”,shtoi Kurti, transmeton lajmi.net.

“Në vend që të analizojnë situatën e të pranojnë çka vendosi populli jo s’bën ky jo s’bën ai.Vitin e kaluar 50 herë thanë s’bën Albulena tani e kanë kryetare e ushtruese detyre të presidentit. Të jemi të arsyeshëm mos ti shpenzojmë mbi 10 milionë euro për zgjedhje e ti humbim miliona të tjera.”/Lajmi.net/